'Gati për në 11 dhjetor'/ Luan Baçi publikon FOTOT me delegatët: Mund t'i kontaktoni një për një

Deputeti dhe kryetari i degës së PD në Fier, Luan Baçi ka publikuar fotot me delegatët e Cakranit. 

Baçi sfidon Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij që t'i kontaktojnë personat që janë në foto, delegatët dhe t'i konfirmojnë nëse janë ata që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit apo jo.

"Me delegatet e Cakranit! Gati per ne 11 Dhjetor! Mund t'i kontaktoni nje per nje dhe ti konfirmoni! Respekt pa fund, per sakrificat e tyre, per kontributin e tyre, mirenjohje pa fund, per ju miqte e mi! Krenar per ju!", shkruan Luan Baçi në Facebook.