Juventus triumfon me golat nga penalltia, bardhezinjtë i afrohen zonës Champions

Juventus mori një trepikësh me shumë vlera, pasi mposhti Lazion me rezultatin 2-0 në Olimpico.

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Juventusi arriti të triumfonte në kampionat, duke u ngjitur në vendin e gjashtë në renditje. Miqtë nga Torino arritën të fitonin sot falë golave pika e bardhë e penalltisë.

Pas një fillimi mjaft të dobët të lojës, në minutën e 22-të, gjyqtari Marco Di Bello tregoi me gisht pika e bardhë, teksa shënues ishte kapiteni Leonardo Bonucci.

Bardhezinjtë mund të kishin shënuar golin e dytë para përfundimit të pjesës së parë, por Alvaro Morata ishte i pasaktë. Me rezultatin 0-1 u mbyll dhe pjesa e parë.

Pepe Reina shpëtoi Lazion në fillim të pjesës së dytë, pasi priti një goditje të Dejan Kulusevskit. Mirëpo, në fund të ndeshjes portieri spanjoll shkaktoi një penallti në dëm të Chiesa-s,teksa Bonucci shënoi sërish nga pika e bardhë, duke dyfishuar rezultatin.

Pas këtij triumfi, Juventus u ngjit në vendin e gjashtë të tabelës me 11 pikë prapa liderëve të Milanit dhe Napolit, të cilët kanë një ndeshje më pak. Nga ana tjetër, Lazio mbeti në vendin e pestë.