Superiore/ Partizani-Laçi, formacione zyrtare

Partizani-Laçi luhet prej orës 19:45 në stadiumin “Air Albania”. Trajnerët Ilir Daja dhe Mirel Josa kanë përzgjedhur formacionet dhe në kampin e kuq kanë bërë disa ndryshime.

Nga fillimi në mbrojtje luan Gligorov, ndërsa në sulm rikthehet Cara titullar. Në stol ka përfunduar Ergys Kaçe, i cili ende nuk e ka rigjetur formën fizike.

Te Laçi nga ana tjetër ka dy ndryshime. Velkoski luan në mbrojtje në vend të Malotës. Rikthehet Velija në krahun e djathtë të sulmit, kurse në të majtë luan Mazrekaj.

Partizani: Teqja, Gligorov, Belica, Sembene, A.Marku, Mala, H.Marku, Rrapaj, Musta, Zhunior, Cara.  Trajner: Ilir Daja

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Ignjatoviç, Velkovksi, Ziko, Deliu, Shehu, Lushkja, Velija, Guindo, Mazrekaj.  Trajner: Mirel Josa.