VIDEO/ Penallti për Juventusin, shihni ekzekutimin e Bonuccit

Juventus kaloi në epërsi ndaj Lazios në minutën e 23-të falë golit të Leonardo Bonuccit nga pika e bardhë e penalltisë.

Decizive, me këtë rast, një ndërhyrje e Cataldit ndaj Moratas në zonën e rreptësisë, me arbitrin Di Bello, i cili fillimisht e la lojën të vazhdonte, por më pas tregon pikën e bardhë pas rishikimit në VAR. Nga 11 metra Bonucci nuk gabon dhe zhbllokon rezultatin 0-1 në Olimpico.