VIDEO/ Projekti i' Unazës së Madhe', vijojnë protestat në Laprakë dhe te '5 maji'

Banorët e Laprakës dhe 5 majit kanë protestuar pasditen e sotme, kundër devijimit të projektit të Unazës së Madhe. 

"Ne nuk urojmë konflikt me Policinë e Shtetit. Por kryeministri duhet të dijë se e thotë ligji që kur kalojnë 15 vjet, nuk prishet. Lexoje dhe zbatoje nenin. Siç i keni dhënë Lulzim Bashës paret për allatin në Vlorë, eja edhe këtu jepu njerëzve lekët, kaloji në bankë dhe atëherë njoftoji që të dalin. Jemi bërë me stres. Ju ëj thirrje, hajdeni të ulemi, të diskutojmë projektin, shiheni si ka ndryshuar projekti pëer qëllimet e shokëve tuaj. Çoje siç duhet të bërë unaza, jo në formë gjarpri. Ju keni lek dhe vila sa të doni, por nëse vini të prishni shtëpitë, ne do vijmë si banorë dhe do të hyjmë në shtëpitë tuaja. Do të lëmë jetën aty, nëse vini këtu pa bërë dëmshpërblimin e banorëve".