Hamilton i papërmbajtshëm, piloti britanik niset i pari në Katar

Kampioni aktual Leëis Hamilton fitoi pole position në kualifikueset për Çmimin e Madh të Katarit.

Gara e parë e Formula 1 në histori do të zhvillohet në pistën Losail në Katar të dielën dhe piloti i Mercedes, Leëis Hamilton do të niset nga pole position. Britaniku vazhdoi me formën mbreslënëse që nga Brazili dhe në kualifikueset para të garës në Katar bëri një xhiro fantastike me kohën 1:20.827.

Konkurenti më i afërt dhe gjithashtu rivali për titullin botëror, piloti i Red Bull Racing, Max Verstappen, do të niset nga vendi i dytë në kualifikuese me një diferencë të madhe prej +0,455, ndërsa shoku i skuadrës së Hamiltonit, Valtteri Bottas do të niset nga vendi i tretë me një diferencë prej +0,651.

Verstappen nuk u ndoq në kualifikuese nga shoku i tij i skuadrës Sergio Perez, i cili e përfundoi garën në vendin e 11-të.

Holandezi ka një avantazh prej 14 pikësh nga britanikut përpara garës të së dielës. Beteja po zhvillohet edhe për titullin e konstruktorëve, ku Mercedes ka 11 pikë epërsi ndaj Red Bull Racing.