Formacionet zyrtare/ PSG - Nantes, MNM në sulm, shtyhet debutimi për Ramos

Pak ditë para ndeshjes vendimtare me Manchester City në Ligën e Kampionëve, Paris Saint-Germain pret Nantes në “Parc des Princes” këtë të shtunë pasdite.

Klubi parisien, i cili gradualisht po rikuperon pothuajse të gjithë lojtarët, do të luaj me formacionin 4-3-3. Në mungesë të Presnel Kimpembe dhe Marquinhos, Thilo Kehrer dhe Abdou Diallo e nisin sfidën nga minuta e parë. Ndërsa Lionel Messi dhe Neymar më në fund janë titullarë në sulm.

Ndërkohë për Sergio Ramos shtyhen edhe për një javë tjetër debutimi i tij me PSG-në, që akoma nuk ka bindur trajnerin Pochettino për ti besuar një fanellë titullari.

Formacionet zyrtare: