Andi Bushati: Nuk kisha dyshim që i neveritshmi Veliaj, do ta trajtonte Lea Ypin si Noizin

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe; Erion Veliaj nuk ka munguar për të uzurpuar edhe Panairin e Librit që ngriti sot siparin në Tiranë.  

Pasi u bë protagonist edhe i kësaj feste me të cilën nuk asnjë lidhje, ai uzurpoi edhe yllin real të këtij edicioni, shkrimtaren dhe akademiken shqiptare të ardhur nga Londra Lea Ypin, e cila po prezanton librin e saj “Liria” të shndërruar tashmë në sukses ndërkombëtarë. 

Mes shumë komentesh në rrjet për këtë strategji piari të neveritshme të Erion Velisë, pikant ka qenë edhe ai i analistit Andi Bushati. 

“Nuk kisha asnjë dyshim, se Veliaj do ta trajtonte librin e Lea Ypit si një bredh të mbjellë perkrah Noizit”, shkruan mes të tjerave Bushati në FB duke e shoqëruar edhe me bombardimin që mediat e kapura nga kryetari i bashkisë, i kanë dhënë jehonë protagonizmit të tij. 

Shënimi i plotë i Andi Bushatit
Nuk kisha asnje dyshim se Veliaj do ta trajtonte librin e Lea Ypit si nje bredh te mbjelle perkrah Noizit. 
Sot mediat e tij jane mbushur me te njejtin tekst, fjale per fjale, me te njejtin titull identik. Per ti dhene besueshmeri ketij copy paste te neveritshem, ishe botuar dhe nje foto me Yurin. S'kish si te ndodhte ndryshe kur vendos te ta "pagezoje" femijen nje bandit