VIDEO/ Kryeministri prezanton buxhetin për bujqësinë: Pas barinjve, shkollë dhe për peshkatarët!

Pas akademisë së barinjve,  kryeministri Edi Rama njoftoi se  do të hapet edhe shkolla e  peshkatarëve. Deklaratat e Kryeministrit u bënë gjatë prezantimit  të buxhetit për sektorin e Peshkimit.

Nga SYRI TV

Akademia e barinjve pritet të pasohet edhe nga një shkollë për peshkatarët. Kryeministri Edi Rama prezantoi buxhetin e vitit 2022 për sektorin e peshkimit , duke kërkuar që brenda vitit  të ardhshëm të hapen themelet për shkollën profesionale të peshkimit. 

Nga Porti i Durrësit, Kryeministri  gjeti zgjidhjen edhe për të rinjtë  që kërkojnë punë duke u munduar t’i joshë me rrogat e sektorit të peshkimit.

Madje Kryeministri kërkoi  të peshkonte edhe demokratët. Këtë herë, në rrjetën  e Kryeministrit ra Zv/ministri i Bujqësisë,  Roland Kristo. Shefi i qeverisë i la një vit kohë, Zv/ministrit për të hedhur  themelet  e markatës së peshkut në Durrës. 

Pavarësisht se u fol për shumë arritje,  Rama nuk  dha një përgjigje  për kërkesën e disa peshkatarëve  lidhur me  rishikimin e TVSH  që paguhet edhe për prodhim dhe për naftë. 

Ministrja e Bujqësisë  Frida Krifca  deklaroi  se përmes Programit “Mbështetje për peshkimin” do të vihen në dispozicion 702 milionë lekë për këtë sektor.