Kandidatja e LSI: Iu bashkuam PD-së kundër regjimit, por kunat-opozita e futi vendin në kolaps

Kandidatja e LSI për deputete në Qarkun e Durrësit, Elona Guri akuzon Lulzim Bashën se po zbaton marrëveshjen e 17 majit me Edi Ramën. Guri shkruan në Facebook se LSI iu bashkua PD-së në 25 prill kundër regjimit, por u prenë në besë nga kryetari i PD. 

Guri: "Foto sa 1000 fjalë!  17 Maji i lidhjes edhe publikisht të kontratës me Edi Ramën. Momenti kur nga kryetar opozite pretendent për kryeministër, ai e braktisi rolin e tij për tu kthyer thjesht në mirëmbajtës oborri të shefit të regjimit.

Shqipërisë i duhej një opozitë sa më e bashkuar për të rrëzuar regjimin, në 25 Prill, ndaj LSI, siç i qëndron besnike çdo marrëdhënie, i dedikoi çdo mbështetje institucionit të kryetarit të PD, si kryetar opozite, që ky mision madhor për shqiptarët të realizohej. Por, ndërkohë në pabesi ndaj popullit opozitar, përfshi edhe LSI, ai vijonte zbatimin e kësaj marrëveshje!

Ai nuk shpëton dot prej 17 majit me Edi Ramën, prej kunatë-opozitës që e ka futur gjithë vendin në kolaps! Tashmë ky është mësim i mësuar."