Fitoi tripletën me Interin, sulmuesi zyrtarizon largimin nga futbolli

Goran Pandev më në fund vendosi të var këpucët në gozhdë. Ish-sulmuesi i Interit shpalli vendimin e tij përpara mediave, ku tha se ky sezon do të jetë i fundit për të.

Në një intervistë për prestigjozen ‘Corriere dello Sport’, madedonasi shpjegoi vendimin e tij dhe foli dhe për objektivin me klubin e tij.

“Do të ndaloj së luajturi në qershor. Objektivi im me Xhenoan është që të sigurojmë qëndrimin në Seria A”.

Emërimi i Shevçenkos si trajner i Xhenoas

“Është një sinjal i rëndësishme që tregon se klubi ka ambicie. Shevçenko arriti rezultate të mira me Ukrainën dhe shpresoj të na vejë mbarë. Nuk dua të komentoj shkarkimin e trajnerit Balardini sepse nuk më takon”.

Goran Pandev deri më tani ka luajtur 635 ndeshje në karrierë dhe ka shënuar në total 144 gola. Ai ishte një ndër lojtarët kyç në fitimin e Tripletës së famshme me Interin në 2010. Ai gjithashtu ka luajtur 122 ndeshje me Maqedoninë duke shënuar 38 gola.