Prindër për herë të parë/ Zbulohet gjinia e foshnjes që Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij po mirëpresin

Pak ditë më parë u mësua se aktori turk Kivanç Tatlitug dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer, do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmi ka qarkulluar me shpejtësi dhe fansat e dyshes tashmë janë shumë kuriozë të dinë gjininë e foshnjës që do të vijë në jetë.

Stilistja Basak Dizer është në muajin e katërt të shtatzënisë, gjë të cilën e konfirmoi vetë në një prononcim për “Page”:

“Po, është e vërtetë, faleminderit shumë. Jemi shumë të emocionuar dhe të lumtur“.

Sipas burimeve të afërta me çiftin e njohur, aktori dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër të një djali.

Nurten Tatlitug, nëna e Kivanç Tatlitug (me origjinë shqiptare), është shprehur mjaft e emocionuar për nipin që pritet të vijë në jetë së shpejti. Në një lidhje direkte me një program televiziv, ajo tha se ‘lumturinë që ndien nuk mund ta shprehë dot me fjalë’.

“Nuk mund ta shpreh me fjalë lumturinë që ndiej. Jam shumë e lumtur. Zoti e rrittë me prindërit. Jam shumë e lumtur. Ishte e pritshme, i falënderoj të dy që më dhanë lajmin e mirë. Një dhuratë nga Zoti po vjen në botë për ne. Jam lutur shumë dhe lutjet u shpërblyen. Nuk mund të flas shumë nga emocioni.“,- tha ajo.

Kivanç Tatlitug (38 vjeç) dhe stilistja Basak Dizer (44 vjeç), u martuan në Paris në vitin 2016, kur organizuan një dasmë madhështore.