FOTO/ Berisha në Krujë, takim me deputetë e ish-deputetë të PD dhe personalitete

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Krujë, ku është takuar me deputetë të PD-së, ish-deputetë dhe me disa prej personaliteteve më të njohura të këtij qyteti.

Burime nga takimi bënë të ditur se në qendër të bisedës ishte situata politike në vend me fokus tek zhvillimet e forta që kanë përfshirë forcën kryesore të opozitës shqiptare.