Alarm në Francë, flakët përfshijnë një ndërtesë pranë operës së famshme

Fotot dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një zjarr të madh në një ndërtesë në Bulevardin de Capucines, pranë Place de l'Opéra në Paris, ku ndodhet opera e famshme Palais Garnier.

Një video e transmetuar nga kanali televiziv francez BFMTV tregon shërbimet e urgjencës në vendin e zjarrit , pranë Place de l'Opéra, ku ndodhet Palais Garnier, një nga ndërtesat më të bukura dhe më historike në Qytetin e Dritës.

Rruga është e mbyllur, ndërkohë që zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e zjarrit, duke u kërkuar qytetarëve që të shmangin zonën.

Nga dy dritaret e një pallati në bulevard duket se del tymi i zi, ndërsa flakët duken nga rruga.

 Policia franceze në një deklaratë në Twitter shkruan: “Zjarrfikësit po operojnë, shmangni zonën”.