Rijadi u bë sot President i Kosovës, Osmani merr një zotim për Ditën e Fëmijëve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani sot ka uruar për Ditën e Fëmijëve me një histori të Rijad Mehmetit, i cili për një ditë u bë President i Kosovës, pasi karrigen ia lëshoi për pak çaste Osmani. Ajo në urimin e saj u zotua për më shumë barazi mes fëmijëve të Kosovës dhe qasje gjithëpërfshirëse.

“Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ditë më parë e prita në zyrën time një mysafir të veçantë. Rijadi, shok imi prej më shumë se një viti, zemërëmbël, na e rikujtoi se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme në jetë.

Sot, kur po e shënojmë këtë ditë të veçantë për ta, uroj që zemra e çdo fëmije të gëzohet përgjithnjë, që mendjet e tyre të mbesin përherë kurreshtare e që në rrugëtimin e tyre jetësor të mirat t’i përcjellin hap pas hapi. Por, këtë vit uroj mbi të gjitha më shumë barazi, qasje e gjithpërfshirje”.

“Ne në Presidencë, së bashku me Rijadin dhe gjithë ekipin, do të punojmë me ngulm që ta jetësojmë këtë qëllim”.