KQZ: Përparim Rama është zyrtarisht fitues i zgjedhjeve në Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Prishtinës, ku Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës,  zyrtarisht ka fituar garën përballë Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Në KQZ sot është bërë certifikimi i rezultateve për raundin e dytë për kryetarë të komunave.

Edhe zyrtarisht në Prishtinë, fitues është Përparim Rama i LDK-së. Nga rezultati zyrtar, Përparim Rama ka marrë 50.98 për qind të votave në kryeqytet, ndërsa Arben Vitia ka marrë 49.02 për qind.