Spitali i Gjakovës po 'zbrazet', vetëm shtatë pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë duke u trajtuar 7 pacientë me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se të shtatë pacientët janë në oksigjenoterapi.

Me këtë rast, nga spitali kanë bërë thirrje për vaksinim antiCOVID-19 e po ashtu qytetarëve u është bërë thirrje që të respektohen masat që janë në fuqi për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona.