Duka: Broja super talent, në çdo kombëtare ka probleme

 

Gjatë pyetjeve drejtuar presidentit të FSHF-s gazetarët u munduan të siguronin informacione mbi situatën e lojtarëve me trajnerin Reja pas lajmeve të fundit të raportuar.

Është informuar se Broja ka shprehur shqetësim pasi nuk po aktivizohet nga trajneri, arsye që dyshohet se sulmuesi nuk do të vijë më në kombëtare pa u larguar Reja.

"Brenda ekipit kombëtar janë grumbulluar rreth 40 futbollist, padyshim që do të ketë konflikte dhe debate dhe shpeshherë kur je i palumtur ne ekip është mire, sepse kjo tregon egon për te arritur me shume."

"Nuk mund ta them qe ekipi nuk ka probleme por ne vijën e përgjithshme kemi një ekip te edukuar dhe këto probleme ka ne çdo kombëtare."

"Ndërsa sa i përket ndeshjes me Anglinë ku u përmend specifikisht Broja,  ai nuk ishte pjese e ekipit për arsyen dëmtimi dhe një ditë para ndeshjes u bashkua me ekipit ne Londër."

"Duke qenë se përgatitja e tij ishte cunguar përgatitjes nuk u vendos aktivizimi në lojë."

"Broja ka kërkuar te qëndrojë me ekipin për te rikuperuar kaviljen dhe gjerat e tjera janë histori që për interesat e veta duan ti përdorin për të krijuar çarje ne ekip, Broja është një super talent i cili premton shume për te ardhmen,” u shpreh Duka.