Prej kujt ikin shqiptarët, Shqipërisë së Ramës, opozitës së Bashës apo të dyjave bashkë?!

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, të paktën javën e fundit nuk po lë rast pa dalë në TV dhe lëshuar deklarata në Tëitter.

Për të treguar se është kryetar “në aksion” kundër qeverisë së Edi Ramës, Basha edhe këtë të shtunë ka shfrytëzuar një grafik të nxjerrë nga Qendra Europiane për Azilkërkuesit për muajin gusht 2021, ku Shqipëria mes vendeve të rajonit, mban rekord absolute.

Në këtë kontekst Basha deklaron, se rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së nga shqiptarët tregon se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për ta, ndaj dhe duhet urgjentisht vetting në politikë!

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”, shkruan kreu aktual i PD.

Po ta lexosh me vëmendje këtë status të Bashës në Tëitter, duket sa bosh dhe pa bosht. Është si çdo gjë që shkruan këto kohë, duke u përpjekur që të duket sikur godet Ramën, po mendjen e ka te lëvizja e Foltores dhe rreziku Berisha.

Le ta “zbërthejmë” statusin e tij në çdo paragraf.

Basha shkruan se, “rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë, se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët”.

Së pari në logjikë: Një masakër kurrë nuk zgjidh gjë dhe këtë e dinë edhe më idiotët.

Masakrat e çdo lloji dhe veçanërisht ato të Edi Ramës dihet se si bëhen që në vitin 2013 kur Lulzim Basha morri timonin e opozitës. Dihet se ku të çojnë, ndaj ky “zbulim” i Bashës është në rastin më të mirë qesharak.

Nga na tjetër, kreu aktual i PD-së sa herë që e zë në gojë “25 prillin”, duhet së pari që të na thotë se pse u lejua Edi Rama e kompani që të kryejë një masakër të njëjtë si në zgjedhjet e vitit 2017, kur kishte plot 4 vite kohë që të mos lejonte përsëritjen e të njëjtit film.

Gjithashtu duhet të na thotë, se përse pas bërjes fakt i kryer, ai nuk vazhdoi betejën për dokumentimin dhe denoncimin, veçanërisht te ndërkombëtarët, të “masakrës së Ramës në 25 prill.

A e keni parë ju kryetarin e PD-së gjatë kësaj periudhe 6-7 mujore që të dorëzojë te ndonjë diplomat, ambasador apo institucion ndërkombëtarë ndonjë dosje me fakte që vërtetojnë “masakrën”?!

Nuk e keni parë sepse aksioni i vetëm ku devijoj në mënyrë malinje të gjitha energjitë e partisë ishte operacioni, “blindimi i karriges sime”!

Që fitorja e lehtë e Ramës, edhe në këtë mandate të tretë të Rilndjes, do të sillte një valës të re emigratore të shqiptarëve kjo dihej apriori. Çështja është se këta mijëra shqiptarë, nuk i ikin vetëm Shqipërisë së Edi Ramës, por edhe opozitës “fake” të Lulzim Bashës.

Ky është problem i vërtetë të cilin kreu “me zor” i PD-së, nuk ka guximin që ta zërë në gojë.

 Më poshtë në shënimin e tij Basha, jep edhe zgjidhjen sipas tij:

“Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”.

Tetë vite rresht e ka akuzuar në publik Basha qeverisjen e Ramës, për korrupsion madhor dhe lidhje me krimin dhe oligarkët dhe për 8 vite e katër palë zgjedhje, ka bërë “një vrimë në ujë”.

Përse do ndryshojë tani situata?!

Se duhet të ikë Sali Berisha, apo se SPAK me votat edhe të PS-së, do të hetojë politikanët me të cilët Basha bie dakord ditën e më shumë natën, që të ndryshojnë Kushtetutën e të bëjnë të tjera marrëveshje?!

 Rama, krimi, oligarkët e lidhjet e tyre janë ato që kanë 8 vite e më shumë që funksionojnë të qetë dhe rehat. Ata “në punën” e tyre të grabitjes së shqiptarëve, janë në rregull.

E vetmja gjë që nuk është në rregull në këtë vend ku mafia e krimit dhe korrupsionit ka qeverinë e vetë, është lidershipi i opozitës.

Lulzim Basha pra, i cili njësoj si ai idioti i Ajshtajnit bën (ose bën sikur bën) pafundësisht të njëjtin eksperiment, por shpreson që të marrë në fund një rezultat të ndryshëm!

Ndaj ka ardhur koha që kjo klepto-krimo-kraci të ketë përballë një tjetër lloj opozite.

Përndryshe “masakra si ajo e 25 prillit” dhe vendin e parë në Europë si azilkërkues, do ta kemi deri sa Edi Rama të plaket bashkë me Luli Bashën dhe një ditë të vendosin të “heqin dorë” e të lozin Domino.

Se në Shah, tashmë dihet se kush fiton!