VIDEO/ Aksident me një të vdekur në rrugën Shkodër - Vau i Dejës

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Shkodër – Vau i Dejës, në afërsi të fshatit Stajkë, pas përplasjes së një makine me një motor. Burime pranë vendit të ngjarjes bënë të ditur se një person ka humbur jetën. Viktima quhet Shefik Zagani, 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë.

Policia e Shkodrës njoftoi se rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, mjeti me drejtues shtetasin S.J, 28  vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z, 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar  në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.   Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.