'Në fillim më ka parë si shok', Gjiko zbulon detaje nga takimi i parë me Elitën

Marëdhënia e dashurisë ndërmjet Gjikos dhe Eliës nisi gjatë një prapskëne në një koncert të tij ku këngëtari i kërkoi menaxherit të Elitës që ta intervistonte ajo.

Gjatë një interviste për “Prive” ajo ka zbuluar se Elita gjithmonë e kishte shmangur si person pai ai i dukej shumë mendjemadh dhe aspak serioz.

“Ti do të jesh gruaja ime”, është fjalia që këngëtari i tha Elitës që në takimin e tyre të parë, i cili nuk ishte as romantik, por thjesht një takim i bërë për arsye profesionale.

Ndër të tjera, Gjiko tha se në fillim Elita e shihte vetëm si shok, por më pas i lindën ndjenjat.

 Si rezultat, dyshja sot jo vetëm jan ëtë martuar, por kanë edhe dy fëmijë: djalin, Zërin, dhe vajzën, Botën.

“Elita dhe njerëz të tjerë në përgjithësi, gjithmonë kanë pas një përshtypje të gabume për mu që mendojnë se jam mendjemadh dhe person që merret me hajgare. Por në jetë reale jam pak më serioz. Elita ka pas një përshtypje për mua që…

"Edhe në intervistat më përpara në emisionin e saj, nuk ka ardh ajo, por ka nxjerr një gazetare tjetër me më marr në intervistë. Më vinte inat. Kur më ka kërkuar më pas një intervistë, i thash menaxherit të saj që vij vetëm nëse vjen ajo.

Elita më pas kishte thënë ‘Hajde, ok, po takohena’. Kena dal mbasdite nga ora katër e gjysmë dhe kemi bërë muhabet derisa është mbyllur lokali. Muhabet gjeneral, normal për jetën. Pastaj muhabetinisi të trashet. Që atë natë i kam thënë ‘dalim nëpër takime, flasim, se po më pëlqen muhabeti me ty’.

"Por ajo në fillim më ka parë si shok. Një ditë më tha ‘Po, je shumë shok i mirë, po më jep këshilla për jetën’. I thash mos më fut në rrethin tënd shoqëror. Po të tregoj që s’jam për aty. Për të gjitha çiftet, komunikimi është çelësi. Ky takim më ka ndryshuar jetën, prandaj është një datë e rëndësishme për mua (21.07.2016)”,- rrëfeu Gjiko.