Duka: E kemi arritur objektivin, projekti me trajnerin Reja do të vazhdojë

Presidenti i FSHF Armando Duka ka zhvilluar një komunikim me median mbi ecurinë e ekipit të Kombëtares në kualifikueset e botërorit në ‘Katar 2022’.

Presidenti zbuloi të reja edhe mbi të ardhmen e trajnerit Edy Reja.

"Trajneri ka bërë një punë të mirë dhe ka ndihmuar në arritjen e rezultateve dhe objektivave që kishim vendosur në fillimin e eliminatoreve të botërorit në Katar."

"Ne kemi pasur objektiv vendin e tretë dhe e kemi arritur, ne luftuam shumë për vendin e dytë por fati dhe shumë arsye të tjera si fizike dhe shëndetësore na penalizma të arrinim ‘Play Off’"

"Unë kisha bindjen dhe tani që ne e meritonim më shumë se Polonia të ishim në vendin e dytë por si e përsërita më lart nuk e arritëm dot."

"Punën  trajnerit e vlerësoj maksimalisht dhe nuk mendoj që ai duhet ta lërë detyrën në mes pasi me Rejan kemi ngritur një projekt shumë të madh i cili do të vazhdojë."