'Meshkujt shqiptarë nuk kanë këllqe', Xhensila Pere tregon si e la i dashuri për familjen

Xhensila Pere, e ftuar në emisionin "Glamour Zone" ka ndarë një histori të patreguar më parë nga jeta e saj private. 

E pyetur se cila ka qenë arsyeja më idiote pse është ndarë, Xhensila tregoi se shkak u bë familja e tij.

Xhensila Pere: Arsyeja më idiote, është çështja e mentalitetit. Ndarja ka ndodhur nga paragjykimet e njerëzve që 'çne ti me atë', dhe gjëja më e ulët që bëjnë meshkujt shqiptarë, është që dëgjojnë shumë familjen dhe që nuk kanë këllqe të ecin me këmbët e tyre dhe të marrin vendimet e tyre, pavarësisht sa mund ta duan personin përballë.