Paris, 12 vetë në gjyq për vjedhjen e bizhuterive të Kim Kardashian në javën e modës

Dymbëdhjetë persona do të dalin në gjyq në Paris për një grabitje bizhuterish prej 10 milionë dollarësh të Kim Kardashian West në vitin 2016, thanë autoritetet të premten.

Ylli i spektaklit televiziv amerikan tha se ajo ishte lidhur nën tytën e armëve dhe qe mbyllur në një banjë pasi grabitësit e armatosur hynë me forcë në apartamentin e saj të marrë me qira në Paris gjatë javës së modës.

Pas pesë vjetësh hetimi, gjyqtarët hetues kanë urdhëruar dërgimin e çështjes në gjyq, tha të premten një zyrtar gjyqësor. 

12 të dyshuarit përballen me një sërë akuzash në lidhje me vjedhjen. Nuk është caktuar data e gjykimit dhe zyrtari nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Avokati francez i Kardashian West nuk komentoi menjëherë.

Disa të dyshuar janë liruar nga burgu në pritje të gjykimit për arsye shëndetësore, duke përfshirë 68-vjeçarin Yunice Abbas, një nga pesë burrat e akuzuar për kryerjen e vetë grabitjes, i cili botoi një libër për këtë vitin e kaluar.

Organizatori i dyshuar, Aomar Ait Khedache, i shkroi Kardashian Ëest një letër faljeje nga qelia e tij e burgut, duke thënë se i vjen keq për veprimet e tij dhe e kupton dëmin psikologjik që shkaktoi.

Në atë kohë, një zëdhënëse e Kardashian Ëest tha se ajo ishte e tronditur keq, por e padëmtuar fizikisht.