‘Abissnet Superiore’, Partizani-Laçi ndezin kampionatin

“Abissnet Superiore” luan sot dy sfida të rëndësishme në dy orare të ndryshme, të vlefshme për javën e nëntë.

Vllaznia pret Kastriotin në stadiumin “Loro Boriçi”, ora 16:45. Një duel interesant dhe i luftuar mes dy skuadrave, ku fitorja është detyrim. Shkodranët kërkojnë 3 pikët e kthesës pas 3 javëve me rezultate negative, ndërsa krutanët dëshirojnë të dalin nga zona e ftohtë.

Takimi tjetër i ditës së sotme që merr edhe vëmendjen më të madhe është ai mes Partizanit dhe Laçit që do të zhvillohet në “Air Albania”, ora 19:45. Skuadrat vijnë me moral të lartë nga fitoret në ndeshjet e fundit. Demat do kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve, ndërsa Laçianët për të treguar se me trajnerin Mirel Josa në stol janë një kockë e fortë.

Sfidat e ditës së sotme:

16:45/ Vllaznia – Kastrioti

19:45/ Partizani – Laçi