Arrestohet një manjak seksual në Durrës, përndiqte një fëmijë 13 vjeçe

Një manjak seksual u arrestua nga Policia në Durrës. 58-vjeçari përndiqte dhe ngacmonte seksualisht një fëmijë, vajzë 13 –vjeçare.

Policia tha se u arrestua shtetasi R. A, 58 vjeç, banues në Durrës, për dy vepra penale "Ngacmim seksual" dhe "Përndjekje", pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të  mitur 13- vjeçare.

Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.