Aksident në Elbasan – Metalurgji, plagosen dy persona

Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete ndërsa raportohet për dy të plagosur.

Gjendja e këtyre të fundit ende nuk dihet ndërsa edhe shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta.

Mësohet se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur të tjera detaje.