'Pa letra dhe me drogë në makinë', përfundojnë në pranga 3 shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë pasi janë futur në shtetin italian pa dokumentet e nevojshme.

Sipas mediave, shqiptari që ndodhej në timon dhe një nga pasagjerët u vunë në pranga pasi u konstatuan pa dokumente. Ndërkohë që pasagjeri i dytë ishte ndaluar të futej në Itali për 5 vite.

Gjatë kontrollit të automjetit policia gjeti dhe sekuestroi 1200 euro dhe një sasi të vogël lëndë narkotike hashash.