Zyrtare/ Giuseppe Rossi rikthehet të luaj futboll, firmos me...

Tani është zyrtare: pasi i ka bindur të gjithë me performancën në stërvitje, Giuseppe Rossi është bërë tashmë  lojtari më i ri i Spalit.

Italiani rikthehet të luajë pas 11 muajsh, pasi përfundoi eksperiencën me Salt Lake janarin e kaluar.

Njoftimi për shtyp i Spal:

Me një postim të shkurtër, Spal njoftoi ardhjen e Giuseppe Rossi: "Mirësevjen Pepito", shkruan klubi.

Në faqen e internetit thuhet: “SPAL njofton se ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2022 me sulmuesin Giuseppe Rossi”.

Rossi në të kaluarën ka luajtur për skuadra si Fiorentina, Villarreal, Genoa dhe Manchester United.