VIDEO/ Grupimi i 'Dhjetor 90' pro Foltores, Bislim Ahmetaj: Basha ka fikur opozitarizmin!

Grupimi i “Dhjetor 90-tës” i është bashkuar “Foltores” së iniciuar nga lideri historik i Partisë Demokatike Sali Berisha, duke firmosur edhe formularët për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Në një dalje për mediat, kreu i grupimit “Dhjetor ’90”, Bislim Ahmetaj pasi bëri me dije mbështetjen e gripimit që drejton për “foltoren”, hodhi akuza ndaj kreut aktual të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ahmetaj akuzoi Bashën se e ka shuar opozitarizmin në Shqipëri.