Ramos shijon stërvitjet me Messin e Mbappen, gati debutimi

Pas shumë muajsh, ish kapiteni i Realit do të zbresë në fushë me fanellën e klubit të ri, Paris Saint Germain. Ai është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës edhe gjatë ditës së premte.

Sergio Ramos është gati për debutimin me PSG-në.

Ish-kapiteni i Real Madrid ka lënë pas problemet fizike dhe ditën e sotme e ka kryer një tjetër seancën stërvitore të plotë me ekipin e Mauricio Pochettinos.

Ai është stërvitur me Lionel Messin, Kylian Mbappen e gjithë skuadrën me intensitet të plotë dhe pa asnjë dyshim është gati për lojë.

Pochettino nuk ka konfirmuar asgjë, por ka zëra se ai do të ftohet për sfidën e së shtunës, kur PSG do të përballet me Nantes (17:00), sfidë në kuadër të xhiros së 14-të të Ligue 1.