Lingard kërkon largimin nga Manchester United, Milani gati ta rrëmbejë

Sipas ‘ESPN’, Milani është ndër klubet e interesuara për nënshkrimin e Jesse Lingard të Manchester United si futbollistë i lirë.

Kontrata e Lingard në” Old Trafford” skadon në fund të sezonit dhe ai nuk është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re me Djajtë e Kuq.

Sipas raportit, Lingard është i frustruar nga mungesa e kohës së lojës në Man United dhe tashmë ka refuzuar një ofertë për kontratë nga klubi.

28-vjeçari është i vendosur të largohet nga United në fund të sezonit dhe Milani është ndër klubet e interesuara për të siguruar shërbimet e tij në verë.

Megjithatë, anglezi mund të largohet nga gjiganti anglez edhe më parë pasi ai mund të dorëzojë një kërkesë për transferim në afatin kalimtar të janarit.

Lingard dëshiron të ketë më shumë minutazh në mënyrë që të luajë për skuadrën e Anglisë në Kupën e Botës vitin e ardhshëm.