FOTO/ Brenda ditëlindjes romantike të Melindës

Melinda Ademi, sot feston ditëlindjen e saj të 26-të.

Këngëtarja e njohur, sapo shënoi ora 00:00, nisi festën e ditëlindjes.

 

Në foto ajo shihet e shtrirë në një dhomë, ku ambienti ishte tepër romantik dhe dhoma ishte dekoruar me tullumbace, lule e zemra në çdo cep.

Nuk dihet se kush ka qenë fatlumi që ka festuar së bashku me Melindën, pasi artistja ka qenë gjithmonë e mbyllur ndaj detajeve të jetës sentimentale.

 

Ajo nuk ka konfirmuar se është në lidhje por ky ambient nuk duket për të festuar me shoqe.