Ylli brazilian dëshiron zgjatjen e kontratës me Chelsean

Thiago Silva ka kontratë aktuale me Chelsean që i skadon në qershor të vitit 2022.

Mbrojtësi është 37-vjeçar tani, por ende e sheh vetën të gatshëm të luajë në top ligat evropiane.

Silva thuhet se dëshiron të zgjat kontratën e tij me Chelsean edhe për një vit tjetër deri në qershor 2023.

Braziliani ishte lidhur me një rikthim në vendlindje te Fluminense, por Silva dëshiron të luajë në Evropë në mënyrë që të jetë në 100% e tij për Kupën e Botës.

37-vjeçari, këtë sezon ka zhvilluar 12 ndeshje me Chelsean në të gjitha garat, duke kontribuar me një gol dhe një asistim.