'Ke fytyrë të shëndoshë', përplasen Endri dhe Deivid

Sot në Për’puthen u dha takimi midis Anës dhe Dejvit. Gjatë takimit ata nuk lanë pa përmendur dhe persona të tjerë edhe ndër ta ishte Endri.

Ana i tha se Endri ka shprehur se është më i miri dhe sipas Dejvit, Endri është më i miri vetëm në ëndrra.

Sigurisht pas kësaj deklarate u hap debat në studio.

Endri: Ka negativitet kundrejt meje. Unë nuk jam sjellë keq me të. Kjo u duk edhe në kamer. E kam vënë re që ai përsërit gjëra që unë them. Sa herë që sheh mundësinë për të thënë diçka që do e pëlqejnë të gjithë ky e shfrytëzon. Nga kjo anë s’më pëlqen shumë, mendoj se ai është super super super xheloz për mua. Nuk e kuptoj shumë e çuditshme.

Deivid: Çfarë ke ti që unë të jem xheloz për ty?

Endri: Jam më i gjatë, më i fortë, më karizmatik, kam humor më të mirë.

Deivid: E vetmja gjë që ti ke më shumë se unë është trupi, tjetër gjë jo.

Endri: Kam gjatësi, edhe fytyrën nuk e kam të shëndoshë.

Deivid: O vëlla ty të duket vetja i bukur.

Sipas vajzave këto diskutime janë boshe, gjithashtu dhe Endrit ju dha paralajmërim që të mundohet mos ta bëj kaq të shpeshtë pjesën e mburrjes së vetes dhe ai tha se do mundohet.