'Vendimi i Blinken', Shkullaku: Jam i bindur që Rama ka lobuar që Berisha të shpallet ‘non grata’

Analisti dhe gazetari Armand Shkullaku, është shprehur i bindur se Edi Rama ka lobuar që Departamenti Amerikan i Shtetit të shpallte “non grata” Sali Berishën.

I ftuar në “Opinion”, Shkullaku argumenton se pas vendimit të SHBA-së, Berisha nuk e përfshiu PD.

Shkullaku solli në vëmendje dhe ndryshimet e kodit zgjedhor, ku dhe pse ambasadorja e SHBA, Yuri Kim garantoi Bashën se nuk do të ketë ndryshime të njëanshme, përsëri PS i bëri ndryshimet pa PD.

Shkullaku: Unë nuk kam asnjë fakt, jam i bindur plotësisht që Edi Rama ka lobuar që Sali Berisha të shpallet “Non Grata”, mendoj që ka ndikuar nëpërmjet njerëzve të tij. Berishën mund ta largonte nga loja. Por unë them që interesi i tij është Basha, por edhe Basha e ka bërë një trajektore përball Ramës. Por, derisa Berisha nuk u përjashtua nga grupi parlamentar në raport me SHBA Berisha dhe PD ishin të ndara. Vet Berisha tha se nuk përfshihet PD në këtë pjesë. Pse ishte i detyruar Berisha ta përjashtonte nga grupi? Unë do të thoja që Berisha është non grata, por ia ka vajtuar atje nga votat e demokratëve. A ishin SHBA që garantuan Bashën që marrëveshja për Kodin Zgjedhor dhe më pas ndryshoi, topi tek Luli Basha tha ajo, por topi ishte te Rama. Dhe kjo për Berishën do të ishte në favor të Bashës, vetëm nëse Basha ka dashur vet.