Deklarata befasuese: I zhgënjyer nga Mauro, preferoja Maxi Lopez

Wanda-Icardi, seria e re.

Pavarësisht paqes së arritur në Dubai nga çifti, nga familja e modeles argjentinase vazhdojnë të vijnë sulme kundër yllit të PSG-së.

Ka qenë babai i Wanda-s, Andres Nara, që ka folur për skandalin e fundit të çiftit, duke mos e fshehur pakënaqësinë e tij me Mauro-n.

“Kam zbuluar gjithçka nga tv, – ka thënë ai për ‘Los Ángeles de la Mañana’, – flisnin për Mauro-n dhe thonin se, pavarësisht se është një futbollist dhe ka reputacionin që ka, është një djalë besnik… Më pas ka ndodhur kjo”.

“Isha i shqetësuar dhe i lënduar nga sjellja e Mauro-s, sepse ka qenë gjithmonë i mirë me fëmijët e Maxi-t. E pranoj se nuk kam besuar te lidhja e tyre në fillim, por jam gabuar.

“Nuk kam një marrëdhënie të mirë me Icardi-n, e dini. Në atë kohë preferoja Maxi Lopez, sepse është babai i fëmijëve dhe doja që të ishin mirë”, ka thënë babai i Wanda-s.