Sherr dhe grushta në mes të rrugës/ Dy shoferë konfliktohen me njëri-tjetrin në Kamzë

Një sherr ka ndodhur sot në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamzë, ku dy drejtues mjetesh janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.

Sipas policisë, rreth orës 17:10, njëri prej personave të përfshirë në sherr ishte shtetasi I. I., 23 vjeç, ndërsa po punohet për identifikimin e personit tjetër, që u largua nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:10, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamzë, janë konfliktuar drejtuesit e dy mjeteve, shtetasi I. I., 23 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër ende i paidentifikuar.

Nga shërbimet e Policisë po punohet për identifikimin e drejtuesit tjetër që është larguar nga vendngjarja.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.