Ibrahimovic do të nënshkruajë kontratë të re me Milanin

Zlatan Ibrahimovic është duke kaluar formë të mirë përkundër faktit se tani është në moshën 40-vjeçare.

Sipas mediave italiane, gjendja e tij e mirë fizike ka bindur drejtuesit e klubit që t’i ofrojnë rinovimin e kontratës.

Ibra ka kontratë aktuale me Milanin deri në qershor të vitit 2022, ndërsa pritet të nënshkruajë edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi është futbollisti më i paguar në klub pasi përfiton pagë prej shtatë milionë euro në sezon.

Thuhet se objektivi i 40-vjeçarit është të luajë në Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm.