Makina përplaset me trafikndarësen në Durrës, plagoset shoferja

Një shtetase ka humbur kontrollin e mjetit dhe për rrjedhojë, makina që ajo ngiste, është përplasur me trafikndarësen.

Policia informon se si rrjedhojë, shoferja është plagosur, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:05, në aksin rrugor në drejtim të Spitallës, mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasen T. Q., 25 vjeçe, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me trafikndarësen.

Drejtuesja e mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.