Barcelona dhe Borussia Dortmund në garë për lojtarin e Chelseat

Barcelona dhe Borussia Dortmund janë në garë për Hakim Ziyech.. Sipas asaj që raporton “Sport”, blaugranët dhe verdhezinjtë janë të interesuari për ish-sulmuesin maroken të Ajaxit.

Sot te Chelsea, 28-vjeçari ka humbur besimin dhe minutat në fushë për shkak të problemeve të shumta fizike dhe për këtë arsye dëshiron një aventurë të re për t'u rikthyer të ndjehet si protagonist si në ditët kur ishte në Amsterdam.