Samuel Eto’o hedh kandidaturën për president federate

Samuel Eto’o nuk mund të qëndrojë larg botës së futbollit.

Ish-sulmuesi emblematik i Barcelonës dhe Interit ka hedhur zyrtarisht kandidaturën për president të Federatës së Kamerunit me zgjedhjet që do të mbahen në dhjetor.

Ai tha se ka patur pengesa për të kandiduar, por insistoi se ka refuzuar edhe postin e zv/presidentin, pasi është i bindur se do të zgjidhet në krye të këtij institucioni.

Zgjedhjet vijnë në një moment delikat, kur Kameruni do të organizojë Kupën e Afrikës më 9 janar deri në 7 shkurt të vitit 2022.