VIDEO/ 'Rikonstruksion rrugës së Komanit', banorët: Nëse kërkesa nuk merret parasysh bllokojmë kalimin

Protestë për rrugën e Komanit,  pasi ministria e infrastruktures nuk e konsideroi prioritet këtë rrugë dhe nuk e parashikoi për investim duke anulluar fondin.

Banorët janë mbledhur në protestë në afërsi të hidrocentralit të Komanit dhe deklarojnë se nga kjo zonë shtetit i vijnë miliona euro dhe ka 40 vite që nuk investohet.  Për banorët është e papranueshme që një zonë që lidh komanin me Parkun e Valbonës, Thethin dhe lumin e Shalës të jetë në harresë dhe mjerim.

Ato kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh.