Dembele pjesë e Barcelonës, Xavi vendos kushte

Sulmuesi, Ousmane Dembele, do të këtë mundësinë më të mirë te Barcelona.

Kanë qenë muaj të vështirë për francezin, që ka zhvilluar vetëm 20 minuta këtë sezon.

Një lëndim serioz në “Euro 2020”, ndikoi që të mungojë për tre muaj, derisa sapo u rikthye, pësoi një lëndim tjetër.

Ky lëndim do ta mbajë për një ose dy javët e ardhshme, por do jetë gati pastaj për pjesën tjetër të sezonit.

Problemi i radhës është që Dembele do mbetet pa kontratë, ngase skadon në kontratë dhe ende nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Në të njëjtën kohë, "Diario AS" raporton se Xavi Hernandez e sheh Dembelen si lojtari më i rëndësishëm në projektin për “Camp Nou”.

Xavi luan shumë më sulmues të krahut dhe Dembele do përshtatej për mrekulli, por për 24-vjeçarin duhet të përmbush dy kushte.

Se pari, duhet të qëndrojë në verë, pra të mos pësojë lëndime të shpeshta dhe për këtë do t’i ndihmojë stafi mjekësorë.

Dhe e dyta, ndoshta më e rëndësishme, është që të nënshkruajë kontratën e re afatgjatë.

Në rast që gjërat vazhdojnë të qëndrojnë në këtë mënyrë, Barcelona do ta shesë në janar, në mënyrë që të mos e humbas falas në verë.