Kush është shteti që po përjeton fatkeqësinë e shekullit dhe që ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme?!

Pasi stuhia në provincën perëndimore të Kanadasë , British Columbia, mbylli rrugët dhe hekurudhat, vendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. 

Forcat e Armatosura Kanadeze janë dërguar në rajon për të shpëtuar mijëra kanadezë të bllokuar nga stuhia që i goditi të dielën.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau i cili ndodhet në Uashington për një vizitë zyrtare u shpreh se do t'i ndihmojë ata që janë në ankth dhe se ushtria do të ndihmojë në "rindërtimin" e asaj që u shkatërrua.

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut për shkak të stuhisë , një person ka humbur jetën dhe 2 persona rezultojnë të zhdukur. 

Besohet se fatkeqësia, e cila ndodhi si pasojë e reshjeve mesatare prej një muaji në rajon në rreth 24 orë, është e lidhur me ndryshimet klimatike.

Një stuhi vdekjeprurëse, e përshkruar nga autoritetet si një ngjarje që ndodh një herë në shekull, ka ndërprerë lidhjet rrugore dhe hekurudhore në Vankuver, Kanada. 

Mijëra njerëz u detyruan të linin shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë së fortë.