'Shënjestra e atentatit isha unë! I vetmi shqetësim, deklaratat e Ramës e Braçes'

Sot është zhvilluar seanca ndaj Redjan Rrajës dhe Arjol Halilajt.  Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe prokurori Arjan Ndoja.

“Arsyet se pse me kanë qëlluar i dinë këta. Objektivi kam qenë unë dhe këtë tregojnë edhe pamjet e makinës”, tha ai.

“Nuk kam pasur asnjë shqetësim para se të ndodhte ngjarja, vetëm deklarimet e bëra nga kryeministri e zv.kryeministri”, shtoi Ndoja, duke iu referuar sulmeve nga Edi Rama dhe Erion Braçe.

Sipas Ndojës, plumbat janë qëlluar nga ana ku ai ishte ulur si pasagjer. Sipas tij, ky është tregues se ai ka qenë shënjestra e atentatit.