‘Duket qartë se shënjestra jam unë’, Ja çfarë tha prokurori Arjan Ndoja në Gjykatë

Është zhvilluar seanca ndaj Redjan Rrahjes dhe Arjol Halilajt, të cilët akuzohen për atentatin që iu bë prokurorit Arjan Nodoja, ku mbeti i vravë shoferi i tij Andi Maloku.

Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm dhe vetë prokurori Ndoja, i cili ka thënë se është e qartë se objektiv i atentatit ka qenë vetë ai.

“Arsyet se pse më kanë qëlluar e dinë këta, objektivi kam qenë unë dhe këtë e tregojnë edhe pamjet e makinës, që plumbat janë qëlluar në drejtimin tim. Nuk kam pasur asnjë shqetësim përpara se të ndodhte kjo ngjarje, vetëm deklaratat e bëra nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili përmendi akuza publike ndaj personit tim”, ka thënë Ndoja.

Sipas Ndojës plumbat janë qëlluar nga krahu i pasagjerit, dhe kjo dëshmon që vetë ai ka qenë shënjestër e atentatit. “Makina është qëlluar anash dhe kjo tregohet edhe përmes pamjeve”, është shprehur Ndoja në seancën që u zhvillua në ambientet e GJKKO-së.