100 të arrestuar në kufirin Poloni-Bjellorusi

Forcat polake të sigurisë kanë arrestuar rreth 100 emigrantë mbrëmë, të cilët tentuan të kalonin kufirin me Bjellorusinë, sipas një njoftimi të ministrisë së Mbrojtjes polake.

“Një grup prej rreth 100 emigrantësh janë arrestuar nga shërbimet polake,” tha ministria, duke akuzuar bjellorusët se “i detyruan emigrantët të gjuanin me gurë ushtarët polakë për t’i shpërqendruar ata”.

Në një video të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes,  ushtarët polakë  kanë rrethuar një grup të madh emigrantësh të cilët janë ulur gjatë gjithë natës pranë një gardhi me gjemba. Ndërkohë , Libani u ka kërkuar linjave ajrore që të ndalojnë udhëtarët që duan të udhëtojnë në Bjellorusi, sipas një deklarate nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil.

Vendet europiane nga ana tjetër kanë akuzuar Minskun për transportimin e mijëra emigrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme për në Bjellorusi dhe po i detyrojnë ata të kalojnë kufirin ilegalisht në shenjë hakmarrje për Europën për vendosjen e sanksioneve ndaj Minskut.