VIDEOLAJM/ Mes lotëve, prindërit e Mateos ngushëllojnë njëri-tjetrin

Në Gjykatën e Fierit do të jepen sot masa e sigurisë për Klodian Çalamanin. Ndërkohë familjarët e Mateo Vasiut kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e gjykatës. Ata kërkojnë të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit, të përballen me vrasësin e vogëlushit. Kjo ka sjellë përplasje me forcat e policisë, të cilët nuk i lejojnë të futen.

Nga ambientet e gjykatës së Fierit,  nëna ka kërkuar varje të autorit në mes të qytetit.

“Të varet ai mostër. Drejtësi për Mateon. Djalit iu pre ëndrra në mes. Në mes të fierit ta varin. Ta varin. Ta shohim të gjithë”, tha ajo.

Vrasja e 8-vjeçarit ndodhi dy ditë, ku pasi e rrëmbeu, fqinji e goditi me kazmë në kokë vogëlushin, dhe trupin e pajetë të tij e groposi në oborr.

Ndërkohë në pamjet e siguruara nga Syri Tv dhe Syri.net duken familjarët e 8-vjeçarit që jane në ambientet e gjykatës dhe me lot në sy ngushëllojnë njëri - tjetrin.