Zidane i dyzuar, trajneri i pavendosur për kontratën me klubin anglez

Trajneri Zinedine Zidane duket që nuk është i interesuar për të marrë stolin e Manchester Unitedit.

“Djajtë e Kuq” e duan teknikun francez si pasuesi i Ole Gunnar Solskjaer, që është pranë shkarkimit pas rezultateve negative në Premier League.

Ish-trajneri i Real Madridit që fitoi tre herë radhazi League ishte i preferuari i Man Unitedit, por Bild, raporton se e ka refuzuar mundësinë.

E tëra për arsye se, Zidane nuk dëshiron të marrë stolin e klubit anglez në mesin e sezonit, por nëse i ofrohet në verë, atëherë do e konsiderojë.

Ndërkohë, favoriti tani thuhet se është Brendan Rodgers, për të cilin raportohet se ka marrëveshje verbale.